"Ajo vdes për Saimirin", ish-konkurrentja e "Love Story" u nxjerr sekretet vajzave (FOTO LAJM)

Klea, ish-konkurrentja e "Love Story" që pas eliminimit nga Saimiri ka qenë në vëmendje të mediave. Pas daljes nga spektakli, Klea me disa postime në Instastory deklaronte se nuk do ndalet dhe tani do e njohin vërtetë se kush është.

Ish-konkurrentja tashmë është bërë pjesë e "Daily Love Story", ku çdo javë jep komentet e saj.

Në puntatën e re, Klea i nxorri sekretet dy vajzave. "Për Stelinën, unë e prisja eliminimin sepse kur e kam njohur në backstage ajo nuk ka bërë muhabet tjetër me mua përveç operacionit që ka bërë të hundës. Dhe nuk kam diskutuar temë tjetër përveç 'kam bërë hundën, kam bërë hundën'. Madje edhe kur kishte vdekur mjeku, kishte thënë e kanë zënë mallkimet e mia", u shpreh Klea.

Ndërsa për Arjanën, Klea tha: "Kam një sekret për t'i thënë të gjithëve që Arjana vdes, mbaron për Saimirin. Është e dhënë shumë, thotë o do ta marr unë o s'ka".

Shtuar më 03/12/2020, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori