Do të ndryshojë dinamikën e lojës? Zbulohet personazhi VIP që i bashkohet nesër Big Brother

Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.

Aktorja Eva Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, shkruan Anabel. Emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar.

Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Burime zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t. Kujtojmë se Eva Alikaj tek “Pallati 176” ka patur rolin e Elsës.

Eva ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”. Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.


Shtuar 20.02.2023 21:58