Aheng në orarin e punës, Flori Binaj i nxjerr të palarat kolegëve (VIDEO)
Florjan Binaj mund të jetë një ndër ata persona që e adhurojnë punën që bën.

Aktori i njohur ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video përmes së cilës tregon sesi e kalon kohën gjatë transmetimit të programit radiofonik “Rikoshet”.

Pranë tij shfaqet Adi Pojana, i cili bashkë me Florin nis të kërcejë dhe të shijojë muzikën e vendosur gjatë transmetimit.

“Ja se si i shijojmë këngët ne gjatë transmetimit të ‘Rikoshet’”, shkruan Binaj.

Epo Flori me sa duket di si ta kthejë punën në kënaqësi!
Shtuar më 03/10/2019, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori