Aguilera në formë të shkëlqyer pas lindjes së vajzës
Pëlqej
Në një kohë rekord, Christina Aguilera është kthyer në formën e saj më të mirë, pas sjelljes në jetë të fëmijës së dytë. Ajo ka dalë së bashku me bashkëshortin e saj, teksa dukej në formë të shkëlqyer.

Këngëtarja u fotografua në krah të partnerit Matt Ruttler duke frekuentuar jetën e natës në Los Anxheles. Ajo është shprehur për mediat se vajzën 5-javëshe, Summer Rain dhe djalin e saj 6-vjeçar Max, që e ka nga martesa e mëparshme me producentin muzikor Jordan Bratman, i kishte lënë në kujdesin e një baby-sitter. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori