Aguilera këshillon Bieber: Largohu për pak kohë
Christina Aguilera ka këshilluar Justin Bieber që të largohet për disa kohë nga bota e spektaklit. 19-vjeçari ka pasur disa incidente të vogla në koncertet e tij dhe disa përplasje me fotografët gjatë qëndrimit në Londër. Për këtë arsye, këngëtarja e famshme mendon se këngëtari i ri duhet të bëjë pak pushim për të rikarikuar bateritë.

Ajo tha për "Hollyscoop": "Është shumë e vështirë të rritesh para kamerave. Kur piqesh e kupton që të duhet pak kohë për veten, në mënyrë që të rikthehesh i freskët dhe i shplodhur".

Gjithashtu, Aguilera këshilloi kanadezin që të mos lërë askënd që ta përdorë: "Do i thoja Bieber-it që të mos lejojë asnjë person që ta shtyjë për të bërë gjëra që ai nuk do i bënte. Duhet të jetë gjithmonë vetja". /albeu.com/


Shtuar më 23/03/2013, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori