Largohet nga Juventusi, futbollisti surprizon me skuadrën e re

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. 26-vjeçari, ka arritur akordin total dhe do të jetë pjesë e të Ren, në këtë sezon të ri.

Prezenca e ekipit francez në Ligën e Kampionëve, duket se ka joshur italianin për të nisur një aventurë të re më fanellën e Ren.

U përfol për një transferim të mundshëm të Ruganit te Valencia ose Njukastëll, por në fund, mbrojtësi zgjodhi kampionatin francez.

26-vjeçari do të transferohet te Ren në formë huazimi për 1.5 milionë euro. Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.


Shtuar 2.10.2020 08:31