Agron Llakaj bëhet gjysh për herë të dytë, tregon emocionet
Pëlqej
Agron Llakaj prej kohësh drejton emisionin humoristik Al Pazar në Vizion Plus pa iu ndarë skenës.

Pavarësisht punës shumë të ngarkuar, ai gjen kohë edhe për familjen.

Agroni është bërë gjysh për herë të dytë, këtë herë me një nip. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në Facebook-un e tij duke u shprehur tejet i lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit Teo.

“Të dua sa qielli e sa toka!” Një këngë ninullë djepi që ja këndoja sime bije kur erdhi në këtë botë. Dhe asaj i pëlqente shumë. edhe tim biri ia këndova e edhe atij shuëm i pëlqente, Pas shumë vitesh Zoti më solli një princeshë, Adean. edhe asaj ia këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj. Sot po e rikëndoj duke të mabjtur në krahët e mi, Teo i ëmbli dhe i miri i gjyshi Gonit! Mirëseerdhe mes nesh bir! Je i rrethuar me një mal dashurie! Zot, faleminderit që na e zbukurove jetën”,- shkruan Agroni. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori