Agon Amiga: Afërdita Dreshaj më shkatërroi martesën (VIDEO)
Këngëtari nga Kosova, Agon Amiga i ftuar në emisionin “Prive” ka rrëfyer se si një histori e momentit me Afërdita Dreshajn i shkatërroi martesën. Amiga thotë se, qëllimisht Dreshaj flirtoi me të për ta çuar në ndarje.

Edhe pse mediat publikuan biseda hot të tij me këngëtaren Dreshaj, kjo e fundit e ka mohuar të ketë pasur lidhje me Agonin. Por, Agoni pranon se një bashkëpunim artistik me këngëtaren nga Mali i Zi, u kthye në një histori dashurie.

“E nisa bashkëpunimin pa ndonjë qëllim të keq, apo ndonjë arsye. Por ajo ka pasur qëllimin e saj dhe që mua më ka kushtuar shumë”, është shprehur Agon Amiga.

“Në fillim jam ndjerë i tronditur se kanë dalë sende intime dhe private që me ish­kolegen i kemi pasur. Ajo ka pasur një arsye me bo ndarjen time me gruan dhe ia ka arritur qëllimit”, ka thënë në fund ai.

Në këngën e tij “Qyqek”, Agon Amika tregon pikërisht historinë me Afërdita Dreshajn. Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila në Tëtter ka shkruar me ironi: “Më pyet nëse në më intereson?”/Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori