Theo Hernandez: Jemi gati për debutimin në Serie A

Theo Hernandez është intervistuar nga “Milan TV” në fund të ndeshjes miqësore ditën e djeshme kundër Marseille, të cilën kuqezinjtë e fituan 2-0.

“Kemi luajtur një ndeshje vërtet shumë të mirë. Po përgatitemi ta nisim mirë sezonin dhe e kemi parë sot që jemi gati për javën e ardhshme dhe për datën 13.

Është bukur të luajmë këtu, ambienti është i jashtëzakonshëm. Kemi bërë një lojë të mrekullueshme dhe duhet të vazhdojmë kështu. Këtë sezon jam përgatitur më mirë se vitin e kaluar, tani duhet të vazhdojmë të punojmë.

E gjithë kjo edhe për punën fizike që kemi bërë së fundmi dhe duhet të vazhdojmë kështu”, tha mbrojtësi anësor i Milanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 07:40