Sipas mediave kosovare, bukuroshja
shqiptare Afërdita
Dreshaj ka nisur një histori dashurie me sportistin çek Jakub Kindl. Ato shkruajnë se lojtari i
Detroit Red Wings dhe
Dreshaj po kalojnë momente të lumtura bashkë dhe kjo duket qartë edhe nga fotot që ata postojnë herë pas here në rrjetet sociale.
Modelja dhe këngëtarja
shqiptare mendohet të jetë në një lidhje me 27-vjeçarin çek që prej disa muajsh. Flitet se natën e ndërrimit të viteve ajo e kaloi në
Detroit bashkë me mamanë e saj, çka do të thotë se marrëdhënia mes të dyve po merr përmasa serioze.
Dreshaj është fotografuar disa herë edhe në shkallët e Pallatit të Sportit gjatë ndeshjeve të
Detroit.
Siç mund ta shihni edhe në foto, dy të rinjtë duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, megjithëse Afërdita nuk ka pranuar ende të pohojë diçka publikisht. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014,
ora 12:28