Aksident në Kukës, shoferi i dehur merr përpara 4 mjete të parkuara

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës. Një mjet top Ford, me një drejtues 60-vjeçar në gjendje të dehur, ka përplasur 4 mjete të parkuara.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në shëtitoren e qytetit Kukës, shtetasi F.C., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka përplasur 4 automjete të parkuar. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 20:43