Mos e besoni po deshët! Ekskluzive, 3 personazhet më të diskutuar italianë në “Abc e pasdites”

Jemi mësuar tashmë me surprizat e programit “Abc e pasdites” me Ermal Peçi teksa shpesh yje të ekranit e muzikës ndërkombëtare bëhen pjesë e ekranit tonë. E premtja e 22 Tetorit rezervon një takim ekskluziv me 3 personazhet më të përfolur të medias italiane.

Në studion e ‘Abc e pasdites’ vijnë për here të pare në Shqiperi, dyshja nënë e bijë Wanna Marchi dhe Stefania Nobile.

Wanna dikur mbretëresha e teleshitjeve në Itali dhe Stefania, vajza që se braktisi kurrë, tregojnë rrugëtimin në median italiane, skandalin me teleshitjet, burgun dhe jetën e re mes Italisë dhe Shqipërisë. Në gjykimin e forte të publikut Italian, të dyja ndajnë me Ermalin kalvarin mes famës, burgut dhe lirisë.

Nuk mbaron  këtu, por prezenca e Wanna Marchi dhe Stefania Nobile do të shoqerohet me një intervistë ekskluzive edhe me Fabrizio Corona, personazhi aq i diskutuar dhe ndjekur edhe nga publiku shqiptar.

Ndiqni ‘Abc e pasdites’, në takimin premierë, për herë të pare në ekranet shqiptare.


Shtuar 21.10.2021 14:58