Afërdita: Asnjë lidhje me këngëtarin turk (VIDEO)
Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj hedh poshtë në mënyrë kategorike thashethemet që kanë qarkulluar dje në media, për një lidhje mes saj dhe këngëtarit turk Bulent Serttas.

"Fotoja e publikuar tregon një sekuencë të klipit të ri të Bulent, ku unë do të jem sërish modele", ka saktësuar Afërdita, duke shtuar se aktualisht ndodhet në Amerikë, për shkak të angazhimeve të shumta që ka atje si modele.

Ky është klipi i dytë ku Afërdita merr pjesë, pas videos me titull "Ikimizde Bilemedik" që është publikuar muaj më parë dhe që keni mundësi ta ndiqni në videon e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori