Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në selinë e PS, takim me Gjiknurin

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yur Kim, ka shkuar këtë mëngjes në selinë e Partisë Socialiste.

Kim po zhvillon një takim me sekretarin e përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri.

Nuk ka ende një informacioin zyrtar se cila do të jetë çështja e diskutimit mes tyre.

Sakaq mendohet se tema kryesore e takimit të ambasadores me Damian Gjiknurin do të jenë zgjedhjet e 14 majit.

Kujtojmë se partitë politike kanë filluar punën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj dhe në fund të muajit pritet edhe zyrtarizmi i kandidatëve./albeu.com/

 


Shtuar 8.03.2023 10:49