Adrola Dushi bën deklaratën e madhe: Djemtë shqiptarë, më të mirët në botë
E ftuar në programin “Why Not” të Roza Latit orë më parë ka qenë Adrola Dushi. Modelja, e cila prej kohës ndjek karrierën e saj në SHBA-ës, foli për punën, projektet e fundit, djalin e saj, Troin.

Gjatë një skeçi të improvizuar, Roza mori përsipër të zbulojë si reagon Adrola kur e gjuan meshkujt, por gjithçka mori kthesë tjetër pas ndërhyrjes së Adrolës.

“Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për t’u martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq.”

Pavarësisht modestisë, deklarata e modeles duket paksa e pabesueshme. Të paktën, kështu duam të besojmë ne.

E pyetur për djemtë në Manhattan, Adrola dukej e sigurtë kur thoshte se meshkujt jashtë nuk kanë të krahasuar me djemtë tanë, që sipas saj janë më të mirë shkruan anabel.

Në maj të këtij viti, Dushi pranoi për herë të parë ndarjen nga partneri i saj Adisi, ku tregoi se gjërat në funksionuan për shkak të moshës së re të të dyve.
Shtuar më 12/11/2018, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori