Adrian Gaxha po distancohet nga muzika, zbulohet arsyeja (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha ka kohë që i mungon tregut muzikor.

Por siç dhe duket këngëtari tashëm i është përkushtuar projektit të tij personal.

Në fotot e postuara në profilin e tij në ‘Instagram’ Adriani shihet duke punuar dhe vetë, me duart e pista dhe i zënë me punë.

Mesa duket kohët e fundit ky projekt ka përfunduar.

Këngëtari ka zbuluar se me çfarë ka qenë duke punuar me kaq pasion.

Ai ka hapur një lokal në periferi të Shkupit në një prej qëndrave tregtare inagurimi i të cilit ka qenë mbrëmjen e kaluar.

Lokali është një miksim i kafeterisë dhe restorantit nën emrin “Cha-Cha”. Prioritetet e artistit mesa duket kanë ndryshuar, e ndoshta një ditë e shohim përsëri me projekte të reja dhe në muzikë.
Shtuar më 16/09/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori