“Ma marrin mësysh”, Besniku gjen zgjidhjen epike për të mbrojtur Jonidën (FOTO LAJM)

Vetëm para një jave moderatorja simpatike, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Emi.

Ndonëse kanë kaluar shumë pak ditë që nga ardhja e saj në jetë, Jonida i ka mahnitur të gjithë me format e tij trupore. Lidhur me këtë Besniku ka gjetur një zgjidhje epike që të mos ia marrin gruan mësysh.

Ai i ka vendosur Jonidës në vesh një kokërr të madhe hudhre. Besniku ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto të Jonidës, në veshin e së cilës shihet hudhra. “Ja qita ni huder n’vend t’vothit se ma myti msyshi! Syni keq, F Y qetash!”, ka shkruar ai krahas fotos.


Shtuar 25.06.2020 07:56