Adi Krasta tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Top Channel
Gazetari i njohur Adi Krasta ka realizuar një sezon të “E Diell”, në Top Channel, program që pati një mbështetje të fortë të kritikës e vlerësim publik, por kontrata është mbyllur pa përfunduar.

I ftuar në Neës 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin nga televizioni i Top Channel.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh.

Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.
Shtuar më 10/11/2017, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori