Adelina Tahiri publikon foto me djalin: Një ëngjëll

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov vetëm pak javë më parë u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Këngëtarja e njohur mesa duket i është dedikuar plotësisht vogëlushit të saj, pasi ajo ndan me ndjekësit e saj foto të ëmbla të djalit, por sigurisht duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.

Një ditë më parë, Adelina ka publikuar foto ku shfaqet ajo së bashku me të birin, të cilin e ka nxjerrë shëtitje pranë shtëpisë. Ajo ka zgjedhur ta mbajë në krahë, e jo të përdorë karrocën.

Ndërkohë Adelina shfaqet e veshur me një kostum sportiv dhe atlete “Gucci” dhe tenton të fshehë fytyrën pranë vogëlushit.
Shtuar më 22/09/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori