Adelina Ismajli feston 35 vjetorin (FOTO LAJM)

Këngëtarja Adelina Ismajli ka festuar 35 vjetorin. Një ditë pas ditëlindjes, ajo i ka dedikuar fansave të saj një status në Instagram, duke i falenderuar për urimet që i kanë përcjellë në këtë ditë të shënuar. Ajo ka shkruar se nuk gjen fjalë për t’i falenderuar ata, pasi asgjë nuk mund të tregojë ndjenjën që ajo ka për mijëra miq që e kanë uruar.

"Day after (official 35 years)...Kam mbi 24 orë që po mendoj si t'ju falenderoj juve që më uruat datëlindjen. Nuk po gjej fjalë as të pershkruaj ndjenjën kur lexova letren e hunny_ness, as kur pash pikturën e Cubi Osmani, as kur xhaxhi Gani Dili më ndriçoi me artikullin, as kur Resho A.Ademaj u martua në ditën e datëlindjes sime, asnjë fjalë, asgjë nuk mund të tregojë këtë ndjenjë për juve mijëra miq që më uruat aq mrekullisht.

Jam e bekuar dy herë. Nga Zoti dhe nga ju. Paqa shëndetin dhe fatin t'ua kthej. Ju duuuuuuuaaaaa", ka shkruar ajo bashkangjitur fotos në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2014, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori