Adelina Ismaili përlotet në emision, çfarë e bëri divën të qajë
Pëlqej
Pasi është bërë nënë Adelina Ismaili ka vendosur që ti shmangë daljet publike.

Ama si rrallëherë e ftuar në “Lemza”, këngëtarja ka marrë një surprizë mjaft të bukur nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi.

"Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja.

Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë",-shkruante ndër të tjera në letër Vali.

"Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët nuk kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar dhe mezi po pres të iki të pijë një çaj për t'u qetësuar. Në qeshor bëjmë 10 vjet bashkë. Unë i kam fsheh këto gjëra gjithmonë, por ai i zbuloi me një letër",-u shpreh këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori