Adelina Ismaili: Jam e zhgënjyer nga vendi im, plot me njerëz mendjembyllur
Prej më shumë se 1 viti, Adelina Ismaili ishtë tërhequr nga muzika dhe nga mediat me intervista apo dalje të ndryshme, pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Uliksin.

E për të bërë rrëfimin e saj ekskluziv pas lindjes, Adelina ka zgjedhur emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku i ka thënë të gjitha… që nga mëmësia e deri të pengu i saj më i madh në jetë.

Një artiste me dekada karrierë mbi supe ndoshta mund të mos ketë ndonjë peng të madh, por Adelina ka.

“Kam, ashtu sikurse ka çdo artist i ri që i futet muzikës e artit për të ndryshuar botën, së paku atë të veten. Mbetet ai pengu që Kosova vazhdon të më zhgënjejë në aspektin e mentalitetit. Kam qenë e bindur se do të ishim më të hapur me njëri-tjetrin, gjeneratat e reja, më konkurrues mes vetes, por unë po shoh të kundërtën dhe kjo po më dhemb!”, – tregon Adelina. “Ky është pengu më i madhk, që ndoshta ndonjëherë i them vetes, ok Adelinë, të gjitha i ke bërë në këtë jetë, por këto nuk ke mundur t’i futësh dikujt në kokë, që më mirë të jesh i hapur, i dashur, i arsimuar”.

Ajo shton: “Po shoh tendencë te të rinjtë për të kufizuar kreativitetin, dashurinë!”.
Shtuar më 26/11/2017, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori