Adelina Ismaili bëri një ndryshim të frikshëm në pamjen e saj
Ajo i kishte munguar skenës për vite më radhë, por tashmë po rikthehet fuqishëm.

Këto ditë, këngëtarja Adelina Ismaili është e angazhuar si aktore në serialin “O sa mirë”, ndërsa bashkë me rikthimin e saj ka pasur edhe ndryshime në pamje.

Adelina ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihej me një stil të ri të flokëve të prerë shkurt.

Akoma më i frikshëm ishte look-u i saj, me vathë dhe piercing në fytyrë që të japin imazhin e një vajze rebele.

Ky look me siguri është për rolin e ri që ajo ka marrë në serialin komedi. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori