“I kemi marrë vendimet tona”, Berisha flet për bashkimin e PD-së

Fjalët që nuk i tha dot në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike i tha jashtë Parlamentit, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i komunikoi Berishës së koha e tij në foltore përfundoi.

Jashtë Parlamentit, Berisha foli bahskimin e Partisë Demokratike. Ai tha se aid he grupi i tij I kanë marrë vendimet, të cilat do bëhen publike në ditët në vijim.

“Sot foli opozita, këta përpiqen që opozita të mos flasë, por nuk do e realizojnë më. Ne kemi marrë vendimet tona dhe ju do i njihni dora dorës, këta kërkojë të mohojnë çdo gjë. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi. Do i përgjigjet me të gjitha format demokratike, nuk do mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala në parlament“, tha Berisha./albeu.com/