Skandal në spitalin e Tetovës, anestezisti nxjerr live në TikTok gratë shtatzëna në sallën e lindjes (VIDEO)

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku një punonjës në spitalin e Tetovës, me profesion anestezit në repartin e Gjinekologji, ka xhiruar gratë, paciente në njërën nga sallat, “live në TikTok”.

Sapo rasti është bërë publik, drejtori i Spitalit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar.

Ministria e Punëve të Brendshme është pyetur nga TV21 në lidhje me ngjarjen, por thanë se pa pasur një denoncim dhe deri “në dokumentimin e rastit”, nuk mund të dalin me qëndrim për masat ndëshkuese.

Në bazë të ligjit të mbrojtjes shëndetësore, pacientët kanë të drejtë për mbrojtjen e privatësisë, në këtë rast, për çfarë dyshohet se ka bërë shkelje nëpunësi i spitalit gjinekologjik në Tetovë!