Gjatë kohës që
Renato Mekolli kishte në plan që të shkruante një libër gatimi dhe të hapte një restorant në Tiranë, u pa se ishte gjatë gjithë kohës në shoqërinë e Oriela Nebiajn.
Por duket se kjo shoqëri nuk do të zgjaste shumë. Kjo sepse ata e ndërprenë bashkëpunimin pa e bërë publike arsyen.
Edhe pse nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram,
Renato shprehet se kjo nuk do të thotë asgjë.
Edhe Ori ka thënë të njëjtën gjë , por pa u ndalur në detaje.
"Gjithmonë kam dashur të kem një biznes timin.
Renato, fillimisht si miku im, u gjend në kohën e duhur për mua me idenë e restorantit. Pati shumë skeptikë, shumë më këshilluan të bëja kujdes për shumë
arsye, por unë gjithmonë thosha se është mirë dhe të gabosh e të rritesh nga guximi dhe gabimet e tua. Nuk kam asnjë pishman për ortakërinë me
Renaton, por pati kohën e vet. Unë vendosa të largohem për shumë
arsye të brendshme pune, të cilat besoj i kanë kaluar pothuaj të gjithë biznesmenët,
sidomos me ortakë. Ishte hera e parë që unë investova në diçka timen, e realizova me shumë sukses të ngrija një emër të ri dhe dinjitoz, tani i uroj suksese dhe ta çojnë më tej dhe pse pa mua. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018,
ora 23:46