A është e dashuruar Olta Gixhari? Aktorja: Kam jetuar gjithmonë vetëm
E ftuar mbrëmë në Xing me Ermal Mamaqin, Olta Gixhari ka folur mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës ajo tregoi se familja është e rëndësishme për Olta Gixharin, e cila ndonëse prej shumë vitesh jeton larg tyre vazhdon të ketë e lidhur me ta.

“Shkoj çdo fundjavë në shtëpi, në Durrës”, ka treguar Olta në “Xing me Ermalin”, teksa ka treguar se që kur është transferuar në Tiranë ka jetuar vetëm. “Kam jetuar gjithë jetën vetëm. Nuk kam jetuar kurrë me shoqe në shtëpi, apo me një mashkull.

Kam jetuar gjithmonë vetëm, që kur kam ardhur në Tiranë”, ka thënë ajo, teksa shpjegon se jetesa e vetme ka benefite, por edhe shumë vështirësi. “Përshembull mërzitja që je gjithmonë vetëm”, ka thënë ajo.

E pyetur për statusin e saj aktual aktorja ka thënë se është prej kohësh single. “Po pra po se më çmende. Kam shumë kohë që jam vetëm. Më shumë se një vit”, ka zbuluar ajo./albeu.com/

Shtuar më 15/01/2017, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori