A nuk u ndanë? Fero dhe Arbenita shfaqen në të njëjtin vend dhe fansat kaq deshën (FOTO LAJM)

Fero dhe Arbenita u ndanë pak kohë më parë dhe tani kanë vendosur të na bëjnë lëmsh!

Ata shfaqen në të njëjtin tualet në postimet e tyre në Instastory dhe s’po dimë çfarë të mendojmë!

Reperi duke kënduar, dhe modelja duke na treguar se përse vonohet gjithmonë. Nuk e dimë nëse videot janë bërë në të njëjtën kohë, pasi kjo do të shpjegonte shumë gjëra.

Ndarja ndodhi pak pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani së bashku. Tani reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli jo vetëm që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por jetojnë dhe shumë larg njërit-tjetrit.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi pak javë më parë përmes një postimi ku tregon se është ndarë nga modelja simpatike. Ai e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë dhe më pas duke qeshur, për të na bërë më tepër konfuz sesa jemi.

E megjithatë në një postim të dytë reperi e pranon se fajin për ndarjen e ka pasur vetë ai. Fero e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë, si për të treguar se është penduar!
Shtuar më 16/12/2019, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori