Vjen oferta për Depay

Memphis Depay mund të largohet verën e ardhshme pas vetëm një sezoni në Barcelonë. Sipas Gerard Romero, Barcelona ka marrë një ofertë zyrtare nga Tottenham për të nënshkruar me sulmuesin holandez në merkaton e verës.

Edhe pse ai është golashënuesi më i mirë i Barçës në ligë, me dhjetë gola, ardhja e lojtarëve si Ferran Torres dhe Aubameyang e kanë lënë Memphisin në prapavijë.

Problemet ekonomike të Barcelonës, nevoja për të liruar faturat e pagave dhe synimi për të nënshkruar me lojtarë të njohur në treg mund të lehtësojnë largimin e Memphis Depay, i cili me siguri do të linte një shumë të konsiderueshme në arkat e klubit.

Megjithatë, është ende herët për të vërtetuar një përgjigje, pasi holandezi mezi e ka pasur mundësinë t’i tregojë Xavit nëse e meriton një vend në ekipin e parë. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 09:10