E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
A janë të lidhur Alba Hoxha dhe Albi Nako? Dyshja përgjigjet gjithë siklet
A janë të lidhur Alba Hoxha dhe Albi Nako?!

Të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, dyshja e famshme përpos angazhimit profesional në akademinë “Albi Nako Dance”, folën dhe për raportin e tyre të shumë përfolur, që nga komentet pikante, te unfollow që i bënë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Albi Nako tregoi se tani që, janë prap miq në Instagram, bota është më e bukur dhe njerëzit janë shumë të lumtur.

Por kur Rudina i pyeti për arsyen që e fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami, në studio ra qetësia.

Vetë Albi nuk po përgjigjej duke ia lënë Albës të merrte situatën në dorë. Balerina kthehej herë pas here dhe shihte Albin në sy, por ai as nuk kishte ndërmend t’i vinte në ndihmë.

Si përfundim, Alba u mendua pak ndërkohë që ne prisnim dhe tha që nuk e mban mend, përpos konflikteve profesionale!

“U zumë se nuk më hapi telefonin! (qesh) Nuk e mbaj mend se ka kohë që ka kaluar kjo gjë, por konflike dhe gjëra profesionale që i kemi hedhur pas krahëve”, u shpreh ajo duke mos na bindur aspak, shkruan Iconstyle.

Për të dhënë një përgjigje më bindëse se mes tyre s’ka asgjë, Alba foli shumë seriozisht kur tha se, janë vetëm kolegë shumë të mirë:

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin nuk jemi asgjë më shumë sesa miq. Na lidh profesioni, të dy vazhdojmë jetën secili për veten. Njerezit e marrin të mirëqënë nga komentet, është thjesht gjë miqësore midis nesh”.

Por si u pajtuan pasi i bënë unfollow njëri-tjetrit?

Albi ishte i pari që i bëri follow back, pasi sipas tij, “nuk është përulje ta hedhësh hapin i pari”.

Dhe nëse doni përgjigjen e plotë të Albit për marrëdhënien e tij me Albën, koreografi na befasoi kur tha se s’kanë lidhje me njëri-tjetrin:

“Neve mund të kemi përqasje shumë të mirë nga vetë emrat, por kam përshtypje se ashtu siç kemi përqasje shumë të mirë dhe ashtu siç kemi një kimi të madhe, po aq edhe s’kemi lidhje me njëri-tjetrin”.

Deri këtu na bindi se tani për tani, Albi dhe Alba janë vetëm kolegë, por një deklaratë e radhës e koreografit na bëri të mendojmë se mes tyre ka pasur diçka më shumë sesë profesionale:

“Fatkeqësia më e madhe është kur je në një raport dhe ndihesh single. Unë po e them publikisht me firmë dhe me vulë jam single, për Albën se di”.

Kjo deklaratë BOMBË e tij la pa fjalë balerinën, e cila në këto momente ia kishte dorëzuar të gjitha kartat Albit!

“Jemi koleg shumë të mirë, bashkëpuntorë”.
Shtuar më 10/10/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori