A i fitoi vërtetë Obama $21 në lojën e famshme online? (FOTO LAJM)

Çfarë mund të bëjë dikush pasi ka drejtuar një shtet për 8 vite dhe më në fund është pushim? Mundësitë janë të shumta: mund të bëjë surf me Richard Branson ose mund të luajë lojën HQ Trivia dhe të fitojë para.

Nëse kjo e fundit ka qenë në listënm e dëshirave të Obamës, mbase mbrëmë e përmbushi. Mbrëmjen e të martës lojtarët vunë re një emër të njohur me 91 fituesve dhe të gjithë e morën për të mirëqenë që ishte presidenti i 44-ërt i Shteteve të Bashkuara.

Sipas përdoruesve, një lojtar me emrin Obama fitoi $21.98. Postimet në Twitter ishin të pafundme ku e përgëzonin ish presidentin për lojën dhe i kërkonin atij të ribëhej president. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori