A është shtatzanë? Flet hapur për të gjithë Orinda Huta
Pasditen e sotme në ‘BE Caffee’ e ftuar speciale ka qenë moderatorja Orinda Huta. Me gjithë pozitivitetin dhe lirshmërinë që e karakterizon, ajo foli edhe për marrëdhënien me Turjanin, bashkëshortin e saj. Një nga pyetjet që ju drejtua lidhej me xhelozinë, cili prej të dyve është më shumë xheloz?

Pa nguruar Orinda pranoi se ajo është më shumë xheloze, pasi Turi nuk e shpreh edhe aq. Ndërsa kur vjen puna tek dashuria, ai që thotë më shumë ‘të dua’ është moderatori i njohur. “Megjithatë unë e dua pafund”,-shtoi Orinda.

Një nga pyetjet që nuk kaloi pa vëmendje ishte edhe ajo për lajmet që qarkulluan disa muaj më parë rreth një shtatzënie të mundshme të Orindës. “Kur të vijë ai moment të gjithë do ta marrin vesh me të madhe”,-u shpreh moderatorja duke sqaruar çdo gjë shkruan who.

Kujtojmë se Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një nga çiftet më të njohur të ekranit. Ata kanë festuar një ditë më parë 12 vite dashuri.
Shtuar më 10/03/2019, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori