A është ndarë Luana Vjollca me biznesmenin nga Kosova?
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut dhe komentohet gjatë për sukseset e shumta në këngë dhe në emisionin e saj. Bukuroshja bjonde prej shumë muajsh tashmë është përfolur dhe për lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.

Dyshja është kapur shumë herë mat dhe gjithashtu ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’, kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Megjithatë ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Megjithatë burimet kanë treguar se ata vijojnë të jenë bashkë dhe madje më të dashuruar se kurrë më parë. Dyshja ka preferuar që dashurinë e tyre ta mbajnë larg syrit të kureshtarëve dhe për këtë arsye nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram shkkruan gsh.

Sipas burimeve, pak ditë më parë moderatorja e njohur udhëtoi drejt Kosovës, ku thuhet se e ka pritur Krenari. Madje çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të jap një koncert për pavarësinë e Kosovës, gjithashtu do të shijojnë dhe disa ditë pushimi bashkë.
Shtuar më 12/02/2019, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori