A është lidhur Adrola Dushi me Ylli Limanin?
Andej nga fillimi i janarit, Adrola dha dy deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Për Mirage tha se ka shumë nevojë për dashuri, por fati s’ka qenë në anën e saj. Ndërsa në “Shiko kush luan” tha tërthorazi se është nuse Kosove. Po në këtë mënyrë iu përgjigj edhe Prive.

A është në një lidhje Adrola Dushi? “Jemi dhe s’jemi, asgjë nuk kemi,” këndon modelja. “Kështu është kënga apo jo?”

Super. Shumë e qartë.

Së fundi, Adrola është përfolur për një romancë me Yll Limanin, por ajo e mohoi duke thënë se “ky lajm s’është aspak i vërtetë.”

Apo është dhe s’është i vërtetë? Si është ajo kënga?

Shtuar më 09/02/2020, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori