Derbi më dyer të mbyllura, Ronaldo bën sikur përshëndet tifozët (VIDEO)

Ka startuar derbi midis Juventusit dhe Interit, takim i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A, që ishte planifikuar të zhvillohej disa ditë më parë, por u shty nga koronavirusi.

“Zonja e Vjetër” është mikpritëse e zikaltërve në derbin D’Italia, në takimin që filloi në orën 20:45, e që luhet pa tifozë.

Para se lojtarët të hynin në fushë, Cristiano Ronaldo ishte parë duke bërë një veprim qesharak që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ylli portugez i Juves kishte filluar një përshëndetje me dorë,në shenjë sikur ishte duke takuar tifozët e bardhezinjëve.


Shtuar 8.03.2020 20:14