Rudina Dembacaj nënë e dytë për fëmijët e Markut, kështu e quan djalin e bashkëshortit (FOTO LAJM)

Kur bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj tregoi se rruga që ka zgjedhur nuk është e lehtë, duke iu referuar fëmijëve të bashkëshortit të saj.

Kjo sepse, tre fëmijët e ish-deputetit, kanë humbur pak vite më parë nënën e tyre dhe aktorja e humorit mundohet që të jetë shoqja më e mirë për ta.

Por duket se aktorja ja ka dalë më së miri të bëhet shoqja e tyre dhe pse jo si një nënë e dytë për fëmijët e Markut.

Pak minuta më parë, Rudina ka publikuar djalin e Markut, të cilin tani e quan djalin e saj. Kjo nuk është hera e parë, por edhe në raste të tjera Rudia e ka quajtur Leonardin djalin e saj. Gjithashtu, edhe me vajza e Markut, Mara dhe Era, Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special. Madje urimi i vajzës së Markut për ditëlindjen e Rudinës tregoi githçka./albeu.com/