A e keni ditur sa tatuazhe ka Jonny Deep?
Ai është një ndër meshkujt më të dëshirueshëm hollivudian, ashtu sikurse inspirim për një gjeneratë relativisht të re aktorësh. Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, Johnny Depp vazhdon të duke seksi, e këtë e vërtetoi më së miri edhe videoklipi i ri i Marilyn Manson. Dhe, Depp nuk shquhet vetëm për kaq!

Plot stil, i obsesionuar pas aksesorëve, aktori ka dhënë jo pak kontribut edhe në modën e meshkujve. Gjithçka shohim nga veshja dhe paraqitja e tij, duket se e përfaqësojnë më së miri. Por, karakteristikë tjetër e Depp janë dhe tatuazhet, të cilat i numërohen me shumicë.

Sa punime mbart lëkura e Johnny-t? Plot 31 të tilla! Po, Depp është i apasionuar pas tyre, madje aktori ka thënë dikur: “Trupin e kam ditar, tatuazhet udhëtime”. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori