A do të rikthehet sërish në Portokalli? Bes Kallaku ka një përgjigje të prerë

Besart Kallaku u largua nga "Portokallia" për shkak të angazhimeve të tjera personale.

Largimi i tij është komentuar shumë në media për shkak se ai ishte një ndër shtyllat kryesore të këtij spektakli.

Vetëm pak kohë më parë ai rrëfeu se do të largohej nga spektakli i famshëm për të vijuar me disa projekte të reja dhe së fundmi në "Xing me Ermalin", Kallaku sqaroi publikun nëse do të ketë një rikthim për të në "Portokalli".

“Ikja ime nga Portokallia nuk besoj se është e përkohshme, besoj do jetë afatgjatë.

Nuk është se nuk kam ndërmend të rikthehem në Portokalli, por momentalisht, këtë sezon, sezonin e ardhshëm dhe më mbrapa, nuk do rikthehem në Portokalli, kështu që Baftjari mund të rikthehet diku tjetër, por jo në Portokalli.”-u shpreh Kallaku./albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori