A do ta shohim Soni Malaj sërish me fustan të bardhë?

Soni Malaj në një intervistë për Prive.al ka folur për karrierën muzikore por edhe për jetën e saj personale dhe planet në të ardhmen.

Ky vit që po kalon ka ardhur i vështirë për të, duke nisur nga divorci i saj e deri tek humbja e babait të saj. Por ajo shprehet që çdo gjë ka kaluar falë mbështetjes së njerzëve të saj të afërt të cilët i kanë dhuruar dashuri pa kushte.

“Kam pasur edhe shumë mbështetje. Mbështetja është e jashtëzakonshme, çfarë mund të bëjë dashuria e njerëzve që ke pranë. Edhe mua dashuria njerëzore më ka dhënë formë dhe pozitivitet. Si në karrierë, ashtu edhe në familje...”

Përsa i përket karrierës muzikorë mund të themi që kjo periudhë ndoshta ishte një ndër më të suksesshmet për të, pasi projektet e saj janë pëlqyer dhe mbështetur pa masë.

Soni është shprehur që është e hapur ndaj publikut për jetën e saj personale dhe ndoshta për herë të parë, pasi ajo shprehet që tani është e qetë dhe asgjë nuk e shqetëson më në lidhje me jëtën e saj personale.

Në pyetjen nëse Sonin shumë shpejt do ta shohim sërish me fustan të bardhë ajo është shprehur që fustani i bardhë nuk është më një ëndërr për të dhe nuk i ngjall më asnjë kuriozitet.

"Mitin e fustanit të nusërisë unë e kam thyer me kohë, ca gjëra janë thyer. Dikur e kam pasur ëndërr. Dështimi që kam kaluar në jetë nuk ka kaluar kaq lehtshëm... Për fustanin e bardhë nuk kam më kuriozitet. Për mua është thjeshtë lumturia shpirtërore, dashuria, respekti. Nuk e di ç’do të ndodhë në të ardhmen, por fustani i bardhë nuk më kuriozon më."

Ndërsa pyetjes nëse do të ketë një vëlla a një motër për Annën, 35-vjeçarja përgjigjet: “Një familje e kompletuar pa fëmijë nuk quhet më e kompletuar dhe tradicionale. Por kur nuk e di...”/albeu.com/
Shtuar më 30/10/2016, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori