"A do martoheshe me një burrë të varfër?"Greta Koçi me përgjigje "filozofike" (FOTO LAJM)

Greta Koçi është një nga këngëtaret me karierrën më të gjatë në tregun muzikor shqiptar.

Përsa i përket jetës private këngëtarja gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët, mirëpo së fundmi fansat dhe siç na e ka bërë të ditur edhe vetë Greta, familja po kërkojnë me patjetër një partner në krahun e saj.

Në këtë çështje Greta është shprehur disa herë se ajo nuk preferon që të nxitohet për ktë vendim në jetën e saj dhe se kërkon një njeri të cilin ta ketë krah dhe mbështetje.

Një pyetje disi “pikante” ka ardhur në drejtim të këngëtares në “InstaStoryn” e saj, rreth faktit nëse Greta e e ka konsideruar ndonjëherë të martohet me një burrë të varfër:

“Pyetje gjysmake disi! Sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter “i pasur” apo i varfër. Ka shumë arsye të tjera pse nejriu vendos të lidh jetën me dikë. Ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi. Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson”, ka shkruar Greta, dhe përgjigja e saj lë të nënkuptohet se nuk e ka pasurinë materiale tejet të rëndësishme sa i përket zgjedhjes së partnerit
Shtuar më 14/08/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori