A do largohet "Xing-u" nga Klani, Ermal Mamaqi flet për herë të parë
Moderatori dhe njëkohësisht humoristi i njohur Ermal Mamaqi kohët e fundit është përfolur shpesh në media se mund të lërë televizionin Klan.

Lidhur me këto fjalë të dëgjuara lart e poshtë, i ftuar në emisionin "3-shat", Ermali nuk ka shpëtuar pa u pyetur nëse do të jetë "Xing-u" sezonin e ardhsghëm.

A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora “Do vazhdojë patjetër, besoj. Po, besoj, patjetër në Klan”, tha Ermali.

Pas kësaj përgjigje Bora e nxiti edhe njëherë duke i thënë:

Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora. “Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali , duke lënë të hapur mundësinë se mund të vijë edhe me një emision tjetër.

Shtuar më 19/07/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori