A do largohet nga Vizioni pas Turit? Përgjigjet Orinda Huta
Dyshen e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, për vite jemi mësuar ti shohim teksa punojnë sëbashku në të njëjtin televizion.

Por të gjithë kanë pyetur veten se cfarë do të bëjë Orinda pas largimit të Turit.

E pyetur nga “Jo Vetëm Modë”, Orinda ironizoi duke thënë se “nuk di gjë” për punën e saj të re në televizionin e Frangajt.

Madje shtoi se “është rehat” aty ku është, si fytyra kryesore e Vizion Plus dhe Tring.

“Unë nuk ndikoj fare tek ai. E mbështeta vendimin e tij. Kishte ardhur koha të ndryshonte ambient. Edhe sepse po shkon drejt një televizioni më të madh siç është Klani., është diçka shumë e mirë për të.”- u shpreh ajo. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori