A do e shohim Olsi Bylykun te "Kënga Magjike"? Për këtë vendosni ju (FOTO LAJM)

Olsi Bylykun e kemi njohur fillimisht si një aktor mjaft të aftë dhe me plot humor. Ai spikati me rolet të gjetura në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, ku edhe u dashuruam me të gjithë rolet që ai bënte.

fundmi aktori u zhvendos në Tv Klan, tek spektakli ‘E diela shqiptare’. Edhe aty po ashtu ai vijoi te bëjë humor dhe të na argëtojë pafund. Por Olsin e kemi njohur edhe në një tjetër sferë, atë të këngës. Aktori së fundmi ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor duke krijuar hite të menjëhershme. Artisti ka patur gjithnjë mbështetjen e fansave të cilët nuk ngurojnë të tregojnë admirimin për të.

fundmi Olsi me anë të një postimi në instagram na ka treguar se është zhytur në mendime. Mesa duket ai nuk po vendos dot nëse do të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’ këtë vit apo jo. Dhe këtë gjë mesa duket Olsi e ka lënë në dorën tonë. Ai ka krijuar një sondazh në instastory me pyetjen: "Këngë Magjike këtë vit, po apo jo?" E sigurisht që shumica e fansave kanë votuar për po. Pritet të shohim nëse artisti do e marrë në konsideratë dëshirën e fansave të tij.



Shtuar më 02/10/2019, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori