A do bëjë dasmë? Soni Malaj bën batutën epike
Soni Malaj është diskutuar gjithnjë për lidhjet e saj.

Ajo u martua me Mirkon vetëm pak kohë më parë, por u ndanë pasi sollën në jetë një vajzë.

Tani ajo është e lidhur prej tre vitesh me Klevin, të cilin shumë e akuzojnë se është xheloz por ajo ka treguar si qëndron e vërteta.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Si do ta përkufizoje marrëdhënien me Klevin?

Soni Malaj: Ne të dy jemi shumë të pjekur. Nuk është se jemi në të 20-at dhe lëmë zënkat, dramat. Është marrëdhënie e pjekur, është me këmbë në tokë, e menduar mirë dhe dashuria është prezente, por mbi të gjitha respekti dhe mirëkuptimi.

Rudina Dembacaj: Cfarë ndryshimi kanë meshkujt shqiptarë nga ata të huaj?

Soni Malaj: Unë i kam njohur të gjithë. Varet nga nacionalitetet. Cdo gjë ka të bëjë me familjen, nga kultura vetjake, nga formimi.

Rudina Dembacaj: Ke thënë ndonjëherë cfarë janë këto budalliqe, unë dua njeriun, cfarë më intereson familja?

Soni Malaj: Edhe unë për njeriun jam nisur por e kam vlerësuar atë njeriun me sytë e zemrës, jo me sytë e mendjes.

Rudina Dembacaj: Po dasmat e huaja nga ato shqiptare?

Soni Malaj: Nuk kam bërë dasmë.

Rudina Dembacaj: Do bësh dasmë me Klevin?

Soni Malaj: Jo. Kur digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit.

Rudina Dembacaj: Je gati për një fëmijë të dytë?

Soni Malaj: Në fakt e kishim me dëshirë, por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori