80 milion pëlqime, njihuni me binjaket gjysmë shqiptare që bëjnë namin në TikTok (FOTO&VIDEO)
Aisha dhe Azra Mian janë dy motra binjake me origjinë gjysmë-pakistaneze dhe gjysmë-
shqiptare.
Ato janë bërë të njohura fillimisht në vitin 2014, kur krijuan kanalin e tyre në YouTube “MianTwins” dhe më pas në 2017-ën, ku videot e tyre i zhvendosën në kanalin “Squared”.
Sidoqoftë, famën më të madhe, binjakeve ua dha platforma e TikTok, ku shumë shpejt profili i tyre i përbashkët, por edhe profilet personale të secilës prej motrave, u bënë virale.
Aktualisht, ato numërojnë mbi 2.5 milionë ndjekës dhe mbi 80.5 milionë pëlqime.
Në disa prej videove të fundit të TikTok,
binjaket shfaqen në
video me Bebe Rexhën, me mbishkrimin në
video: "My fellow Albanian” (Mikja ime
shqiptare)".
Në
video të tjera, ato bëjnë “sfidat e kulturës”, për shembull: Cili vend (Shqipëria apo Pakistani) ka muzikën më të mirë, ushqimin më të shijshëm etj, apo edhe
video gazmore me kërcimet “popullore”
shqiptare.
Azra dhe Aisha, sidoqoftë, kanë lindur dhe janë rritur në New York dhe janë 19 vjeç. Mamaja e tyre është
shqiptare dhe babai nga Pakistani.
Binjaket, kanë edhe dy motra më të mëdha me emrin Jannat dhe Jasmina.
80 milion pëlqime, njihuni me binjaket gjysmë shqiptare që po bëjnë namin në TikTok (FOTO&VIDEO)
Shtuar më 05/12/2020,
ora 13:28