61 milionë dollar për bamirësi, ikona e Hollywood nuk i lë asgjë të birit nga pasuria (FOTO LAJM)

Douglas u nda nga jeta në fillim të këtij muaji në moshën 103-vjeçare.

Dhe ai dëshironte që shumën prej 50 milionë dollarësh ta jepte për bamirësi.

Përfituesit përfshijnë Universitetin Saint Lawrence, Sinai Temple, Kirk Douglas Theatre dhe spitalin e fëmijëve në Los Angeles.

Por në testament nuk i la asgjë djalit të tij 75-vjeçar, Michael.

Aktori njoftoi vdekjen e babait në një postim në Instagram më 5 shkurt, ku publikoi disa foto të ikonës së Hollywood me anëtarët e familjes.

Douglas është fitues 3 herë i çmimit Oskar dhe është i njohur për rolet e tij në “Spartacus” dhe “Ace in the Hole”.
Shtuar më 24/02/2020, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori