6 muaj esëll, flet Miley Cyrus: Pse jam kështu si jam?
Në një intervistë për “Variety”, Miley Cyrus ka rrëfyer luftën e saj kundër alkoolit dhe lëndëve të ndaluara. Ajo ka treguar se ka 6 muaj esëll, pas një operacioni që i duhej të bënte për kordat e zërit.

“Po bëhen 6 muaj tashmë që jam esëll. E gjitha nisi sepse më duhej të bëja një operacion për kordat e zërit.

Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë. Nga ana tjetër, prindërit e babait tim u ndanë kur ai ishte 3 vjeç dhe praktikisht është rritur vetëm. Kisha shumë histori familjare që më ndikonin dhe shpesh pyesja veten: Pse jam kështu si jam? Sidoqoftë duke kuptuar të shkuarën, ne kuptojmë më shumë për të tashmen dhe të ardhmen. Terapia më ka ndihmuar shumë”, u shprsh Miley. “Është e vështirë sepse të jesh e re dhe të mos konsumosh alkool është njësoj si të jesh e mërzitshme. Por në fakt nuk është fare kështu. Dua të them unë mund të jem shumë gjëra, por “e mërzitshme” nuk është një prej tyre. Sidoqoftë e gjitha ia vlen kur çohesh në mëngjes dhe je 100% e kthjellët”, shtoi ajo më pas. Gjithashtu Miley foli edhe për festat e çmendura, duke qenë se gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes dhe të skandaleve.

“Nuk është sekret se unë i kam pasur shumë qejf festat. Unë jo vetëm kam tymosur, por edhe e kam promovuar këtë gjë në një nga këngët e mia më të njohura ku flas për kokainën”, është shprehur këngëtarja pa doreza.
Shtuar më 24/06/2020, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori