Kastrioti në kërkim të një trajneri, Çela jep dorëheqjen

Kastrioti ka ngelur pa trajner pasi Emiliano Çela ka dhënë dorëheqjen.

Këtë lajm e ka bërë vet të ditur ai pas humbjes së thellë me rezultatin 4-0 nga Tirana.

“Nuk dua të ndaloj shumë të ndeshja dhe është patjetër përgjegjësia ime për humbjen. Më rëndoi shumë analiza taktike teknike e ekipit. Vij këtu me një lajm shumë të rëndësishëm. Unë jam takuar me drejtuesit dhe lojtarët, pasi kam dhënë dorëheqjen time.

Kjo nuk vjen prej emocioneve të ndeshjes. Kam më shumë se 1 vit këtu dhe kam kaluar shumë mirë, i falenderoi të gjithë, por për arsyet personale më vjen shumë keq dhe duhet të largohem. Unë i uroj shumë suksese ekipit, është i mirëformuar dhe i uroj shumë suksese kujdo që do të vijë. Faleminderit”, është shprehur ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2022 21:48