Vajza e
Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, Hera, feston sot 5-vjetorin e
lindjes së saj.
Shumë e lumtur që tashmë familja është
bashkuar dhe ata mund të gëzojnë së bashku,
Rezarta i ka bërë të
bijës urimin më special për ditëlindje.
Në një kolazh të ëmbël me
foto, ajo ka
bashkuar momente që prej
lindjes së Herës, teksa qëndron në krahët e mamit dhe babit.
"Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të
lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi."- ka shkruar
Rezarta në
foto.
Shtuar më 23/10/2018,
ora 10:04