PD kalon forcë e parë opozitare, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Bashës

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator.

PD ankimoi vendimin e KQZ-së, që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë.

Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha Bashës dy anëtarë në KZAZ, PD kalon forcë e parë opozitare.


Shtuar 15.09.2023 10:17